Fjalor i Sigurimeve Shoqërore (Glossary of Social Security)


Fjalor i Sigurimeve Shoqërore (Glossary of Social Security)
Publisher: Council of Europe Regional Office, Skopje
Publication date: 2006
Number of pages: 49
Format: PDF / excellent
Size: 435 KB
CARDS

Council of Europe – European Commission
[quote]Shtypur ne Shkup
Ky është një përkthim jo-zyrtar
Opinionet e shprehura në këtë fjalor, janë përgjegjësi e autorit (autorëve), dhe nuk reflektojnë në mënyrë të
domosdoshme politikën zyrtare të Këshillit të Evropës.
Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të përkthehet, riprodhohet ose
përhapet, në asnjë lloj forme ose mjeti, në mënyrë elektronike (CD-rom, Internet, etj) ose mekanike,
përfshirë fotokopjimin, regjistrimin ose sistemin e rigjenerimit ose ruajtjes së informacionit, pa lejen
paraprake me shkrim të Divizionit të Botimeve, Drejtoria e Kërkimeve dhe Komunikimit
Hyrje
Ky fjalor i termave të sigurimeve shoqërore do të dalë në gjuhët Angleze, Boshnjake,
Kroate, Maqedonase, Serbe dhe Shqipe. Ai ka për qëllim të ndihmojë në formulimin e
politikave sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në bisedimet ndërmjet këtyre
vendeve dhe institucioneve Evropiane, për të lehtësuar integrimin e Rajonit të Ballkanit
Perëndimor në “Rrjedhën Evropiane”.
Fjalori mund të jetë i dobishëm, kështu shpresohet, për studentët që studiojnë
legjislacionin e sigurimeve shoqërore dhe për shkollat e punës sociale në rajon, në
mënyrë që të qartësohet kuptimi dhe dallimi ndërmjet koncepteve të sigurimeve
shoqërore, siç edhe ata përdoren aktualisht në Evropën Perëndimore, si dhe për ekspertët
e sigurimeve shoqërore, si p.sh në organizatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Fjalori është një nga rezultatet e prekshme të Programit në Mbështetje të Institucioneve
Sociale, një program ky, i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit te Evropës.
Shumë njerëz meritojnë falënderime për kontributin e tyre në këtë botim. Në radhë të
parë falënderimet i shkojnë Profesor Dr. Vladimir Puljiz dhe kolegëve të tij, Gojko
Bezovan, Zoran Sukur dhe Sinisha Zrincak nga Universiteti i Zagrebit, për mirëkuptimin
e tyre për të përdorur, si bazë të këtij botimi, manualin e tyre mbi politikat sociale me
titull “Socijalna Politika”, si dhe për përkthimin e tij në gjuhën kroate të një sërë
konceptesh të shtuara në “fjalorin” origjinal. Së dyti, unë do të doja të falënderoj shokun
tim të mirë Milosh Nikaç, një ikonë e sigurimeve shoqërore në rajon, për përkthimin e
origjinalit në gjuhën angleze dhe pastaj në gjuhën serbe, dhe duke lejuar, ndryshimet dhe
modifikimet e shumta, që unë i kam bërë versionit në anglisht. Mirënjohja ime shko n
edhe për të gjithë ata që, kanë ndihmuar në përkthimin në gjuhën Shqipe, Boshnjake dhe
Maqedonase.
Komiteti Drejtues Rajonal i Programit SISP (Programi në Mbështetje të Institucioneve
Sociale) meriton falënderime për vendosjen e idesë së këtij fjalori në plan të parë, dhe –
të fundit por jo me pak të rëndësishëm – falënderimet shkojnë për Komisionin e
Bashkimit Evropian dhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Kohezionit Social në Këshillin
e Evropës për mbështetjen financiare dhe format e tjera të ndihmës së dhënë për bërjen të
mundur të këtij botimi. Megjithatë, duhet të theksohet se, as Bashkimi Evropian dhe as
Këshilli i Evropës nuk kanë përgjegjësi për ndonjë gabim ose mungesë që ky botim mund
të ketë.
Heimo Heringa
Drejtues i Grupit Punës
CARDS-SISP

Download

Leave a Comment

Translate »